TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Shtator 2025, 18:08

Ndarja e bujshme nga Princ Leka dhe përplasjet e forta, flet Elia Zaharia: Dhimbja dhe sfidat e shuajnë dritën dhe dashurinë!

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja e bujshme nga Princ Leka dhe përplasjet e forta, flet Elia Zaharia:

Aktorja e njohur Elia Zaharia teksa ka prezantuar librin e saj për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë", ajo ka folur edhe sa i takon procesit të divorcit që pati me ish-bashkëshortin, Princ Lekën. 

Në një intervistë për emionin “ArtKand” në Top Channel, Elia tha se ka pasur vështirësit e veta gjatë këtij procesi, por theksoi se është munduar ta kalojë këtë moment të vështirë duke u fokusuar te puna. 

E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”, u shpreh ajo.

Elia i dha fund martesës me Princ Lekën, një divorc i shoqëruar me shumë përplasje mes tyre, të cilat u bënë edhe publike.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Lini një Përgjigje