TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Qershor 2024, 15:20

Mozzik në momente intime me të dashurën e re! Çifti shkëmbejnë puthje në avion

Shkruar nga Pamfleti

Mozzik në momente intime me të dashurën e re! Çifti

Reperi i njohur Mozzik disa javë më parë konfirmoi romancën e tij më të re me vajzën e deputetit Kosovar, Lutfi Haziri, Lotina.

Së fundmi partnerja e tij ka ndarë me ndjekësit momente romantike me artistin. 

Lotina ka postuar në TikTok një video e përqafuar me Mozzikun në avion, ndërsa ky i fundit tenton që të fshehë fytyrën duke mos e shfaqur atë.

Megjithatë nuk dihet arsyeja që reperi nuk është shfaqur me fytyrë, çifti shfaqen mjaft të lumtur duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tyre, Lorina ka ndarë me ndjekësit shpeshherë foto nga takimet me Mozzikun.

Kujtojmë që reperi është baba i një vajzë nga marrëdhënia e tij e mëparshme me Loredana Zefin, Hana.

Lini një Përgjigje