TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Dhjetor 2024, 12:20

“Mori çmim pa qenë prezente”, Arilena Ara ‘kunjos’ produksionin e Këngës Magjike

Shkruar nga Pamfleti

“Mori çmim pa qenë prezente”, Arilena Ara

Finalja e “Kënga Magjike” u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.

Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.

Në postim, ajo ripostoi një mesazh që shkruante:

“Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”

Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

“Mori çmim pa qenë prezente”, Arilena Ara

pirro cako arilena ara kunja

Lini një Përgjigje