
Qindra njerëz u mashtruan për parë një shfaqje të rreme fishekzjarrësh për Vitin e Ri në qendër të qytetit të Birminghamit për të dytin vit radhazi.
Duke sfiduar temperaturat e ulëta, turma njerëzish dolën në Sheshin Centenary për të mirëpritur vitin 2026, vetëm për të zbuluar se shfaqja ishte lajm i rremë, sipas Daily Mail. Videot e postuara në TikTok tregojnë njerëz që rreshtohen nëpër rrugë me telefonat e tyre në dorë, duke pritur që shfaqja të fillojë.
Megjithatë, njerëzit e zhgënjyer u larguan nga zona pa parë fishekzjarrë. Policia ishte aty për të informuar ata që kishin ardhur në ngjarje se ajo nuk do të zhvillohej.
Qendra e qytetit të Birminghamit nuk ka pasur një shfaqje fishekzjarrësh që nga viti 2017, por qyteti është përfshirë vazhdimisht në listën e ngjarjeve më të mira të Vitit të Ri.
Lini një Përgjigje