
Xhani Demika, i njohur si menaxher i artistëve, ishte i ftuar në ‘Pa filtra’ për të folur lidhur me showbizzin shqiptar.
Ndër të tjera, ai bëri edhe një deklaratë jo të vogël për kantautorin shumë të dashur Flor Mumajesi, i cili prej kohësh ka qenë jo aktiv në skenë apo koncerte, duke aluduar për largimin e përhershëm apo rikthimin e tij të afërt.
Demika tha se Flor Mumajesi është duke përgatitur një album dhe pritet rikthimi i tij i shpejtë.
“Flori me dijeninë që kam…mund të mendoj që ai është duke përgatitur një album të fortë. Kam përshtypjen që kur Flori të dalë, të shpërthejë do jemi të gjithë sy e veshë dhe do na pëlqejë shumë të gjithëve. Flori duhet të kthehet me koncerte shumë të mëdha”, tha Demika.

Lini një Përgjigje