TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Dhjetor 2025, 14:15

Video/ Bia Khalifa para ndërhyrjeve estetike paska qenë shumë bukuroshe

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Bia Khalifa para ndërhyrjeve estetike paska qenë shumë

Bia Khalifa bëri bujë me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother Kosova, për faktin se ajo është një aktore e filmave për të rritur.

Bia, me origjinë nga Rumania, por që shumicën e kohës flet anglisht dhe italisht, nuk e ka fshehur kurrë faktin që ka kryer ndërhyrje të shumta estetike për të arritur pamjen që ka sot.

Në rrjet po qarkullon një video e saj, ku shfaqet shumë ndryshe nga ç’është dhe duket që filmimi është bërë para ndërhyrjeve estetike.

Me tipare më të ëmbla, flokë të kuqërremtë dhe një bukuri më natyrale, duket se Bia ka qenë një vajzë shumë bukuroshe edhe para se të vendoste të ndryshonte rrënjësisht.

Edhe pse sot ajo identifikohet me një imazh “bombastik” dhe ekstravagant, shumë mendojnë se ajo ka qenë më e bukur në versionin e saj origjinal.

Mbrëmjen e djeshme, ajo u vendos në një pozitë të vështirë emocionale, pasi babai i Toney-t hyri brenda shtëpisë për t’i kërkuar të birit të distancohej përfundimisht nga ajo.

bia khalifa para dhe pas video

Lini një Përgjigje