TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Qershor 2024, 10:52

“Më uruan vdekjen kur isha sëmurë”, Fifi i përgjigjet Deas: Ka edhe më keq

Shkruar nga Pamfleti

“Më uruan vdekjen kur isha sëmurë”, Fifi i

Dea Mishel ka rrëfyer në studion e ‘Top Arena’ se është përballur me shumë komente negative pas ndërhyrjes që ajo ka kaluar pak kohë më parë.

Ajo rrëfeu se madje komentuesit i kanë uruar edhe vdekjen, ndërsa të njëjtën gjë deklaroi edhe Fifi. Këngëtarja tregoi se kur i ra të fiktë në Big Brother, babait të saj i kanë dërguar mesazhin e rëndë ‘ishallah nuk çohet që aty”.

Dea Mishel: Janë disa njerëz që komentojnë gjëra çnjerëzore. Unë kisha dhënë mesazhin për sëmundjet, kontrollet e shpeshta dhe kishte njerëz që më uronin dhe vdekjen, ishte e tepërt. Nuk di çfarë të them më tepër. Janë ça gjëra që e kalojnë njerëzoren, uroj që njerëzit të kenë pak më shumë pozitivitet.

Fifi: Unë një këshillë kam: a e mban mend kur më ka rënë të fiktë? Babait tim i kanë çuar mesazh ‘ishalla nuk çohet’. Kështu mos e vrit mendjen fare, veç uroje prej vetes dashurinë dhe kaq. Mos u merr fare.

dea mishel vdekje fifi të fikët

Lini një Përgjigje