
Jozi ka folur për herë të parë për videon virale, ku i kërkoi Stresit një puthje. Nga shumë vetë u cilësua si një urdhër dhe aspak një ‘puthje miqësie’. Në rrjet shpërthyen meme-t, ku e paraqisnin Arkimed Lushën, të njohur si Stresi nën petkun e një femre.
Ndonëse Stresi atëherë tha se dyshja i kishin mirë raportet dhe madje do bënin një bashkëpunim muzikor së shpejti, Jozi ka një tjetër variant të historisë:
"Djali është artist, është djalë i mirë. Patjetër, si çdo njeri gabon, po nuk është mirë të gabosh me mua."
Gabimi me sa duket ka të bëjë me kundërshtinë e hapur që ka shprehur Stresi ndaj Jozit, ndërkohë që ky i fundit ishte në Big Brother:
"Unë nuk kam kurrë qëllim të arrij diçka, duke hedhur baltë mbi imazhin tënd. Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira, qofshin të këqija."
Më tej, Jozi tregoi se s'kishte asnjë lloj bashkëpunimi muzikor mes të dyve dhe shtoi:
"Secili nga këta pseudoartistët që ka marrë guximin të nxjerrë imazhin e vet, herët a vonë, me dënimin do përballet."
Gjithsesi, i pyetur nga moderatori, Jozi u shpreh kundër dhunës. Pyetjes a e ka mik Stresin preferoi mos t'i përgjigjej, por besojmë se e marrim me mend vetë të vërtetën.
Oh,keta legena. Pretendojne te jene Vipa. Jane copa e katunarve.