TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Prill 2026, 12:10

“Më pëlqejnë meshkujt xhelozë”/ Mateo-Brikenës: E kam kaluar atë fazë

Shkruar nga Pamfleti
“Më pëlqejnë meshkujt xhelozë”/
Brikena-Mateo BBV

Një moment i qetë dhe i sinqertë është zhvilluar mes Brikenës dhe Mateos, të cilët janë përfshirë në një bisedë të hapur mbi ndjenjat dhe përvojat e tyre personale.

Gjatë diskutimit, Mateo ka zgjedhur të tregojë një anë më të ndjeshme të vetes, duke pranuar se në të kaluarën ka qenë shumë xheloz në marrëdhënie, një tipar që i ka sjellë shpesh vështirësi.

Ai theksoi se, me kalimin e kohës dhe përmes reflektimit personal, ka arritur ta ndryshojë këtë sjellje, duke u bërë më i qetë dhe më i balancuar emocionalisht. Kjo ka çuar në një bisedë më të thelluar mes tyre, ku janë ndalur edhe te tema si besimi, marrëdhëniet dhe rritja personale.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Më parë kam qenë shumë xheloz, me kohën jam qetësuar pak, jo se s’jam, jam boll.

Brikena: Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë.

Mateo: Mua nuk më pëlqen fare që jam xheloz. Fakti që jam xheloz, e urrej.

Brikena: Jo ta bëj unë xheloz, s’kam qejf ta bëj dikë xheloz, se ajo është gjë shumë e keqe.

Mateo: Po ta them, fakti që jam xheloz, e urrej te vetja. Do të doja ta mos mendoja fare se çfarë vesh, me kë je në kafe. E urrej faktin që jam xheloz, por nuk kam ç’të bëj.

Lini një Përgjigje