Ylli i muzikës pop, Madonna, ka surprizuar publikun në zemër të Nju Jorkut, duke u shfaqur papritur në Times Square për një performancë të shkurtër rreth 15 minuta, para qindra fansave të mbledhur në shesh.
67-vjeçarja tërhoqi vëmendje të madhe jo vetëm me energjinë në skenë, por edhe me paraqitjen e saj të veçantë, në kuadër të promovimit të albumit të ri “Confessions II”.
Ajo u shfaq e veshur me një korse rozë të ngushtë mbi kostum trupi, të kombinuar me reçipeta blu, doreza rozë, çorape të gjata mbi gju, syze dielli blu dhe çizme argjendi deri në gju, duke sjellë një stil të guximshëm karakteristik për artisten.
Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje në rrjet ishte gjatë performancës, kur Madonna kaloi njërën këmbë mbi parmakun transparent të skenës dhe qëndroi për disa sekonda mbi turmën poshtë saj. Lëvizja u konsiderua e rrezikshme nga disa të pranishëm dhe pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta.
Në skenë, përveç këngëtares, ishin të pranishëm edhe valltarë, një DJ dhe një platformë rrotulluese, ndërsa Madonna interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “Hung Up” dhe “I Love New York”, si dhe materiale nga projekti i ri muzikor.

Albumi “Confessions II” është vazhdimi i projektit të suksesshëm të vitit 2005 “Confessions on a Dance Floor” dhe pritet të publikohet më 3 korrik. Madonna e ka përshkruar atë si një “letër dashurie për muzikën dance dhe komunitetet që e krijojnë dhe e jetojnë atë”.
Lini një Përgjigje