TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2023, 10:40

Luizi-Deas: Kujdes nga Efi, është armik me mua, por edhe me ty

Shkruar nga Pamfleti

Luizi-Deas: Kujdes nga Efi, është armik me mua, por edhe me ty

Efi duket se ka shkëputur plotësisht marrëdhëniet me Kiarën dhe Luizin që pas ‘Prime’-t të së martës. Por ajo ka biseduar herë pas here me banorët e tjerë për çiftin.

Madje Efi ka folur edhe me Dea Mishel, të cilën e kërcënoi sapo ri hyri, se do e nxirrte jashtë shtëpisë e madje me urgjencë.

Këtë gjë ia vuri në dukje edhe Luizi Deas, së cilës i tha se ‘Efi është armik me ty dhe me mua”.

Dea: Pse do kishte interes Efi të më thoshte mua ‘kujdes me Jorin’? Efi do donte që ta humbisja lojën. Do i thoshte Jorit ‘shpoja Deas’

Luizi: Jo. Që kur i vura vizën unë, të sheh shoqe ty edhe keni bërë muhabet deri vonë.

Dea: Kur deri vonë?

Luizi: Sot

Dea: Nuk ishte deri vonë, në 3

Luizi: Po. Kështu që armiku i armikut tim është miku im Dea

Dea: Ma shpjego pak se e humba

Luizi: Je armiku i saj po dhe i imi, kështu që je mikeshë e saj

Dea: Edhe i joti i bie, se je edhe armiku i saj.

Luizi: Po ç’punë kam unë me ju?

Dea: Po unë ça pune kam me ju?

Luizi: Je armik

Dea: Dhe i joti

 

efi armike luizi dea

Lini një Përgjigje