TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2023, 10:14

Neymar do bëhet sërish baba, kësaj here me të fejuarën e tij Bruna Biancardi

Shkruar nga Pamfleti

Neymar do bëhet sërish baba, kësaj here me të fejuarën

Lajmi se Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, është ndër lajmet që kanë ngjallur interesin e publikut. Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur ylli brazilian i futbollit në Instagramin e tij.

Po kush është Bruna Biancardi?

Biancardi është një blogere dhe modele me më shumë se 3.8 milionë ndjekës në Instagram. 29-vjeçarja nga Sao Paulo është gjithashtu një sipërmarrëse pasi ka markën e saj të veshjeve.

Dyshja thuhet se filloi lidhjen në vitin 2021, por e mbajtën larg syrit të publikut për muaj të tërë. Të dy njoftuan lidhjen e tyre në janar 2022, duke zbuluar se janë fejuar.

Dyshja u përfol se ishin ndarë në verën e vitit 2022 kur Neymar nuk u pa të mbante unazën e fejesës në publik. Pasi bëri një pushim nga rrjetet sociale, Biancardi konfirmoi ndarjen e saj nga ish-ylli i Barcelonës, duke dhënë përgjigjen e saj për spekulimet e tradhtisë.

29-vjeçarja më pas shkroi në rrjetet sociale: “Mos besoni gjithçka. Më pëlqen shumë Neymar dhe gjithë familja e tij. Ju lutem mos e përfshini emrin tim. Faleminderit”.

Bruna dhe Neymar më pas u bashkuan dhe këtë e konfirmuan gjatë ditëlindjes së 31-të të Neymar.

Kujtojmë se Neymar ka edhe një djalë 12-vjeçar, i cili quhet Davi Lucca, me ish-partneren Carolina Nogueira Dantas, me të cilën nuk u martua kurrë dhe u nda menjëherë pas lindjes së djalit.

neymar baba bruna biancardi

Lini një Përgjigje