
Kiara është ndjerë shumë e ofenduar nga distancimi i Efit dhe nga shprehja që ajo i tha “Ti njëherë më rri larg”.
Duke biseduar me Jorin, Kiara tha se është lënduar nga debati që pati me Efin, pasi e ka konsideruar mike. Ajo ngriti pyetjen se çfarë të keqe i ka bërë Efit që ajo thotë se e do larg.
Sipas saj, kur thua për dikë që dëshiron të të qëndrojë larg, nënkupton që ai person paraqet rrezik të madh për ty.
Kiara shtoi se Efi “nuk ka çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit”. Ajo i tha Jorit se Efi nuk kapet dot me Luizin dhe nervat që ka me të, ia nxjerr asaj.
Ajo i tha Jorit se është penduar që hyri edhe njëherë në Big Brother, ndërsa shtoi se arsyeja e vetme përse vendosi të futej, kur publiku e votoi, ishte Luizi.
Kiara tha se e mori shumë malli për Luizin javën që ishte jashtë dhe se marrëdhënia e tyre do ftohej deri më datë 6 maj, ndaj vendosi që të qëndronte.
Ndonëse publiku sipas Kiarës ka qejf të shohë debate, ajo i merr me ankth dhe aspak me qejf, pasi është një lojë dhe nëse zihesh brenda në shtëpi, nuk ngelet më gjë kur del jashtë saj.
Jori tha se loja e Luizit do ishte më e thjeshtë nëse nuk do të ishte Kiara. Sipas saj, ai luan për dy persona, për veten e tij dhe për Kiarën.
Lini një Përgjigje