
Fituesi i “Big Brother Vip 2” Luiz Ejlli, ka pasur sukses të menjëhershëm pas përfundimit të show-t televiziv. Përveç publikimit të 2 këngëve, Ejlli ka organizuar edhe disa koncerte për fansat e tij.
Së fundmi, Ejlli ndodhet në SHBA ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës të cilët e kanë mbështetur gjatë eksperiencës së tij në BBV2.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtari ka mbajtur një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një skenë interesante me një të moshur.
Luizi i ka afruar mikrofonin, ndërsa ky i fundit ka bërtitur: “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura në publik. Ndërsa Luizi iu përgjigj duhe i thënë se: “Më fort të dua ty se Sali Berishën”.
Rikujtojmë se, në fillim të eksperiencës në “Big Brother Vip”, ish-banori deklaronte se mbështeste idhullin e tij ish-kryeministrin Berisha.
Por, pas daljes nga BBV, ai mbështeti hapur kandidatin socialist për Shkodrën Benet Becin, pasi ky i fundit e kishte ndihmuar në periudhën kur Luizi kishte më së shumti nevojë.
Lini një Përgjigje