TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Tetor 2025, 18:57

Loredana mohoi lidhjen me Don Xhonin, dyshja fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Loredana mohoi lidhjen me Don Xhonin, dyshja fshijnë njëri-tjetrin nga

Loredana Brati ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale, ku ata shfaqen afër me njëri-tjetrin.

Ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.

Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëritjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim, por të shohim në vazhdim”, – tha Loredana.

Vetëm pak javë më parë, shkruam për ndarjen e një flirti që kishte mes tyre. E tashmë, që gjithçka ka përfunduar, duket se Lori ka vendosur ta mohojë këtë lidhje, ndonëse në ditët e para çdo detaj fliste për një romancë.

Lidhja e saj me Don Xhon u konfirmua shumë shpejt, kur dyshja vendosi të dilte së bashku, jo vetëm në club, por edhe në rrjetet sociale. Por duket se ky raport zgjati aq sa zgjati edhe vera.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por duket se lidhjes i ka ardhur fundi. Prej kohësh, Lori dhe reperi i njohur nuk shihen më së bashku në ambiente të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Don Xhon nuk e ndjek më në rrjetet sociale Lorin, sakaq kjo e fundit, ende e ka mes ndjekësve të saj.

 

 

Lini një Përgjigje