TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Korrik 2025, 14:27

Lidhja mes Ledrit dhe Xhensilës, menaxherja: Nuk janë në preferencat e njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

Lidhja mes Ledrit dhe Xhensilës, menaxherja: Nuk janë në

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ishte në një lidhje telefonike me “Live From Tirana”.

Një ndër lajmet më të komentuara është lidhja e mundshme mes dy këngëtarëve të njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula. Ky i fundit i ka mohuar këto thashetheme, por disa pamje të bëra virale në rrjet ku shfaqen të dy mjaft të afërt me njëri-tjetrin kanë krijuar sërish aludime.

Si e sheh ti këtë situatë?

Me sa pashë, ishin fotografuar diku në brigjet e Spanjës. E kemi diskutuar edhe herë të tjera, që në showbiz pritet çdo gjë, edhe gjëra që mund të bëhen për të marrë vëmendje. Nuk duhet të harrojmë që ata sapo kanë lançuar një këngë në duet bashkë. Nga ana ime, si një person që merret me VIP-at dhe që ndonjëherë më është dashur edhe vetë të iniciojë ndonjë gjë të tillë, mendoj se mund të jetë thjesht për vëmendje mediatike, që të vazhdojë dhe kënga dhe ata si çift mediatik i showbizit të vazhdojë të marrë vëmendje.

Mendon se është një lloj strategjie?

Mendoj se është një strategji marketingu.

Nëse kjo do të ndodhte vërtetë që ishin çift, a mendon se shkojnë bashkë?

Të them të drejtën, deri diku. Nuk i shoh se janë në preferencat e njëri-tjetrit, me çfarë kemi parë deri më sot.

Lidhja mes Ledrit dhe Xhensilës, menaxherja: Nuk janë në

 

 

ledri xhensila menaxherja

Lini një Përgjigje