
Tashmë është konfirmuar se Ledion Liço do të prezantojë këtë edicion të ‘Big Brother Vip’. Imazhi i tij i ka munguar prej vitesh televizionit e duket se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i tij si prezantues në formatin e famshëm. Ledioni së fundmi ka rikthyer edhe faqen e tij zyrtare në Instagram, ku edhe ka filluar të postojë.
Mirëpo ka edhe ndjekës, sidomos ata me adresa false Instagrami, të cilët bëjnë sikur ‘po vdesin’ që Big Brother të prezantohet nga Arbana Osmani. Pavarësisht se Arbana nuk ka shkëlqyer në ndonjë prezantim tjetër, veç “Big Brother”, gjë që na bën të mendojmë se është çëështje produksioni dhe jo prezantuesi. Aq më tepër që në një reality show prezantuesi ka pak peshë. Është si një lloj kujdestari klase, që të jep vetëm të drejtën të flasësh nëse je brenda shtëpisë së famshme.
Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.
Ai ka postuar një foto në InstaStory ku shkruan: “Besoni në fillimet e reja”.
Lini një Përgjigje