
Një debat i ri ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi transgjinorja Edona James ka hedhur akuzat më të forta ndaj Kaderit, duke e fajësuar për një lidhje të shtirur me Lumbardhin.
Gjatë një konfrontimi në dhomën e gjumit, Edona James nuk ka hezituar të shprehë skepticizmin e saj ndaj marrëdhënies së Kaderit me Lumbardhin.
“E kanë dhomën vet dhe nuk shkojnë se e kanë dashurinë e rreme”, deklaroi Edona, duke e shpërndarë një atmosferë të tensionuar në ambientin e Big Brother.
Ndërsa lista e të nominuarve për largim nga Big Brother VIP Kosova përfshin emrat: Alby, Alba, Blerando, Santiana dhe Linda Halimi.
Një prej tyre do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova të premten, më saktësisht do të jetë ai që merr më pak vota nga publiku.
Lini një Përgjigje