TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2024, 14:34

Lamine Yamal dhe Lionel Messi pritet të takohen 17 vjet pas fotove ikonike

Shkruar nga Pamfleti

Lamine Yamal dhe Lionel Messi pritet të takohen 17 vjet pas fotove ikonike

Lamine Yamal u bë kampion i Evropës me Spanjën pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në finale.

Por, kampion u shpall edhe Lionel Messi me Argjentinën në Copa America, pas triumfit 1:0 ndaj Kolumbisë.

Kështu, Argjentina dhe Spanja do të përballen në edicionin e radhës së ‘Finnalissima’, që zhvillohet midis kampionit të Evropës dhe atij të Amerikës Latine.

Përballja do të zhvillohet më 2025, dhe sipas shumë gjasave, do të shënojë edhe takimin mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, 17 vjet pas fotografisë ikonike të legjendës së Barcelonës duke e “bekuar” Yamalin, atëbotë foshnjë.

Kjo shkrepje e bërë në kuadër të një foto-sesioni mori namin këto kohë, pasi Yamali shpërtheu në skenë edhe për Spanjën, duke u shpallur lojtar më i mirë i ri në këtë Evropian.

 

lionel messi lamine yamal takim

Lini një Përgjigje