TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2024, 11:50

Jennifer Lopez shëtit me vajzën e Ben Affleck, aktori bën xhiro me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Jennifer Lopez shëtit me vajzën e Ben Affleck, aktori bën xhiro

Jennifer Lopez dhe vajza e bashkëshortit të saj, Violet Affleck, po kalojnë kohë së bashku. Këngëtarja 54-vjeçare, u pa duke ecur krah për krah me vajzën 18-vjeçare të Ben Affleck, Violet, teksa po dilnin në Southampton, N.Y.

Lopez dhe Violet i hodhën krahët e tyre rreth njëra-tjetrës ndërsa u shfaqën duke hyrë në restorantin 75 Main. Dyshes iu bashkua shoqja më e mirë e Violet, aktorja Cassidey Fralin.

Një burim i thotë PEOPLE se Lopez dhe Violet gëzojnë vërtet një shoqëri të mirë mes njëra-tjetrës.

“Ato të dyja duken shumë të lumtura që po kalojnë këtë kohë së bashku dhe thjesht po shijojnë momentin” thotë burimi.

Lopez kishte veshur një fustan të zi të gjatë, ndërsa mbante një çantë Hermes së bashku me një palë syze dielli të mëdha. Ndërkohë në të njëjtën ditë në Los Angeles, Ben u fotografua i vetëm duke bërë xhiro me motoçikletën e tij në anën e kundërt të bregut.

Lopez dhe Violet u panë gjithashtu duke blerë veshje në LoveShackFancy në Sag Harbor më 12 korrik, sipas WWD. Të dielën, më 14 korrik, Lopez u pa pa Violet, duke lëvizur pas një seance stërvitore ndërsa ajo vazhdonte qëndrimin e saj në Hamptons.

jennifer lopez violet affleck

Lini një Përgjigje