TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Gusht 2025, 11:09

Laert Vasili i ‘kthen reston’ Ilnisës: Edhe femra e fundit të ishte në botë, nuk do kisha gjë me të

Shkruar nga Pamfleti

Laert Vasili i ‘kthen reston’ Ilnisës: Edhe femra e fundit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 4, njëkohësisht edhe një ndër aktorët më të njohur shqiptar, Laert Vasili, ka folur sa i takon marrëdhënies së tij me Ilnisa Agollin.

Në një intervistë për “Live From Tirana”, Laerti ka sqaruar çdo keqkuptim, duke theksuar se lidhja e tij me Ilnisën është e bazuar vetëm në miqësi të thellë.

Kur u pyet nëse ka pasur ndonjëherë tërheqje seksuale ndaj Ilnisës, aktori reagoi me humor: “Çfarë thua?! Ilnisën e njoh prej 11 vitesh, e kam shoqe. Unë nuk i ngatërroj këto.”

Përveç kësaj, Laerti  dha një përgjigje të qartë kur iu referua një deklarate të Ilnisës, ku ajo kishte thënë se edhe nëse mashkulli i fundit në botë do të ishte Laerti, ajo nuk do të bëjë kurrë marrëdhënie me të.

“Ka shumë të drejtë! Unë të ofendohem?! Përkundrazi! Edhe sikur femra e fundit në botë të ishte Ilnisa, nuk do të kisha asgjë seksuale me të. E kam shoqe!”-thotë Laerti.

laert vasili ilnisa agolli

Lini një Përgjigje