TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Maj 2024, 12:22

Lady Diana “mikeshë” me Nicki Minaj? Anglezët tallin reperen: Kur ajo vdiq, ti ishe 14-vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Lady Diana “mikeshë” me Nicki Minaj? Anglezët tallin

Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ndodheshin në Birmingham të Anglisë, nuk prisnin që reperja të bënte homazhe për Princeshën Diana. Këngëtarja 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, ku dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”.

Nicki Minaj më pas përdori një theks britanik të cilin nuk e përdor në përditshmëri, dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e cilësuar atë si shoqen e saj të mirë.

“Uellsi më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princesha e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të” tha ajo, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj.

Bëhet me dije se kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeç. Deklarata e saj e çuditshme habiti jo vetëm publikun present por edhe të gjithë rrjetin.

“Një shoqja ime e dashur…ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana..” shkruan një komentuese, ndërsa një tjetër shton: Nëse unë mund të kem Krishtin si mik, atëherë ti mund të kesh Dianën.

lady diana nicki minaj tallje

Lini një Përgjigje