TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Mars 2025, 12:33

“Ky është viti i fundit që jam në Big Brother”, deklarata e Ledionit që ngriti dyshimet

Shkruar nga Pamfleti

“Ky është viti i fundit që jam në Big Brother”,

Ledion Liço ka befasuar mbrëmjen e djeshme me një deklaratë që sot ka bërë ‘xhiron e rrjetit’, duke thënë: “Sa për të kuptuar, se unë dhe këtë vit jam në Big Brother, vitin që vjen nuk jam më!”

Në fakt, formati Big Brother i Endemol është i tillë që organizohet për 4-5 vjet dhe më pas bëjnë një pauzë disa vjeçare për t’u rikthyer sërish.

Nga ana tjetër, mund të jetë thënë në formë batute, duke qenë se u shpreh fiks në momentin kur Ledioni ishte përlotur nga takimi i Kellyt me gruan dhe djalin e tij.

E pas frazës që ngriti dyshime ai shtoi: Nuk më marrin më mua, sepse jam me zemër të dobët.

Të ishte thjesht batutë, apo do i përmbahen formatit të Endemol dhe do ndalojë Big Brother disa vite të tjera?! Mbetet për t’u parë/ Pamfleti

ledion lico deklarata

Lini një Përgjigje