
Pesë banorë kanë shkuar në televotim mbrëmjen e djeshme.
Ledjona, Heidi, Egla, Ilnisa dhe Jetmiri rrezikojnë të dalin nga shtëpia e "Big Brother VIP 3" të martën e ardhshme.
Ledjona dhe Egla kanë marrë nga 5 vota, Heidi 3 vota, kurse Ilnisa dhe Jetmiri nga 4 vota.
Ndërkohë, Vesa Smolica ishte banorja që u eliminua nga shtëpia e BBV pas nominimit me Ledjonën, Rozën dhe Françeskën. Ajo u shpreh se nuk është bërë pishman për asgjë, teksa shton se fituesin e këtij edicioni e sheh mes Romeos dhe Julit.
"Patjetër që gjithësecili prej nesh kur sakrifikon diçka jashtë për t’u futur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri synon finale. Nuk më ka ngelur pishman asgjë. Kam njohur njerëz shumë të mirë në shtëpi. Mendoj se kur të jemi jashtë do të kemi një miqësi shumë të madhe. Big Brother më dha mundësi për të treguar një Vesë tjetër. Big Brother VIP se kush e fiton, jam mes Romeos dhe Julit, për një fije shumë të hollë”, tha Vesa.
Lini një Përgjigje