
Ajo që u prezantua si një lojë brenda Big Brother VIP Albania 5, u shndërrua në një eksperiment ekstrem për trupin e njeriut. Sfida e ideuar nga Lori Caffe kërkonte që banorët të mbajnë këmbët në një enë plot me ujë dhe akull për të fituar, por ajo që ndodhi shokoi edhe publiku më të përgatitur: pesë banorë rezistuan plot 7 orë, ndërsa njëri prej tyre, Artan Kola, doli me gjakderdhje nga këmbët, për shkak të lëkurës së çarë dhe dëmtimit të indeve.
Ndërhyrja e produksionit ishte e menjëhershme: banorët nuk u lejuan të diskutojnë hapur ngjarjen dhe kamerat u shmangën. Në një moment, teksa një nga banorët përmendi gjendjen e Artanit, u dëgjua qartë “kujdes mikrofonin”, duke fshehur incidentin për publikun.
Ekspertët paralajmërojnë se mbajtja e këmbëve në ujë të ftohtë për një kohë kaq të gjatë mund të shkaktojë dëmtime serioze: nga mpirja dhe humbja e ndjeshmërisë, deri tek hipotermia dhe infeksionet e rënda. Kjo nuk është më një lojë, por një situatë ku shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik.
Publiku dhe ekspertët e shëndetit theksojnë se format televizive si ky kanë detyrimin minimal të vendosin kufij të qartë përpara se sfidat të kthehen në momente të rrezikshme, që nuk mund të normalizohen vetëm për të argëtuar audiencën.
Lini një Përgjigje