
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi duket se po e shijon në maksimum jetën "single" pas ndarjes së papritur nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
Pas asaj zhurme të madhe, përplasjeje dhe në fund divorci me kreun e PL-së Ilir Meta, Kryemadhi duket se ka gjetur qetësin më në fund, teksa ka nisur të bëhet aktive nëpër rrjetet sociale me postime të ndryshme.
Monika ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tok, ku shfaqet me njërën dorë në timon, ndërsa në tjetrën duke mbajtur një kafe dhe duke shijuar muzikën në sfond.
"Është mëngjes i mirë se Tirana është bosh", shkruan Kryemadhi krah videos ku bën xhiro me makinë.
Ndërkohë që disa ditë më parë ajo u pa të shëtiste nëpër Tiranë me kushërirën e saj, këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha!
Lini një Përgjigje