TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Prill 2025, 16:08

Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez drejt martesës? Fotoja që ngriti dyshime për propozimin e shumëpritur

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez drejt martesës? Fotoja që

Ka mjaftuar një postim i Xheorxhina Rodriguez në rrjetet sociale për të ndezur zërat se ajo është fejuar me Kristiano Ronaldon.

Partnerja e sulmuesit portugez publikoi më 15 prill, një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën ajo tregon një unazë të madhe me një gur të çmuar, duke shtuar zërat se Ronaldo i ka propozuar për martesë.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka shkruar në arabisht: “Largoje të keqen prej nesh. Amen”.

Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez drejt martesës? Fotoja që

Rodriguez kishte treguar në reality show-n e saj “I’ am Georgina” se miqtë e saj vazhdimisht e ngacmojnë për martesën e shumëpritur.

Ata gjithmonë tallen për martesën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez “The Ring Or When”, ata më kanë kënduar gjatë gjithë kohës. Dhe kjo nuk varet nga unë”, tha ajo.

Pavarësisht se çifti nuk janë zyrtarisht të martuar, Ronaldo shpesh i referohet Rodriguez si gruaja e tij. Në dhjetor, në “Globe Soccer Awards 2024” në Dubai, ai tha: “Është një gëzim i madh të fitosh këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime, Xheorxhina Rodriguez, është këtu.”

 

xheorxhina rodriguez krirstiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje