TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Shkurt 2025, 10:49

Këngëtari grek me origjinë shqiptare arrestohet në afërsi të sheshit Omonia

Shkruar nga Pamfleti

Këngëtari grek me origjinë shqiptare arrestohet në

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur grek, me origjinë nga dropulli, u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur.

Sipas burimeve policore, të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u arrestua gjatë orëve të natën në afërsi të sheshit Omonia.

Policia tha se ai ishte nën efektin e sasisë së alkoolit 0.83mg. Madje mediat vendase thonë se Mastoras tentoi të largohet nga postoblloku por u ndalua prej policisë.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së sotme.

kristos mastoras

Lini një Përgjigje