TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Korrik 2023, 12:29

Kënga e Olsi Bylykut dedikim për të? Habit Egli Tako: E kam dëgjuar shumë kohë më parë

Shkruar nga Pamfleti

Kënga e Olsi Bylykut dedikim për të? Habit Egli Tako: E kam

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në qendër të vëmendjes prej javësh, që kur u zbulua ndarja e tyre.

Ndjekësit lidhin elemente të ndryshme me historinë e tyre dhe kur flasim për këtë sigurisht që këngët zënë vendin kryesor. Olsi ka lançuar disa projekte muzikore që flasin për ndarjen dhe fansat po e lidhin me raportin e tij me Eglin.

Një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”, shkruan ajo.

Olsi theu heshtjen një javë më parë duke folur për herë të parë mbi ndarjen e tyre. I ftuar në ‘Më lër të flas’, Olsi mohoi që njëri prej tyre ka gabuar, apo se arsyeja e ndarjes ka qenë nëna e tij.

Kënga e Olsi Bylykut dedikim për të? Habit Egli Tako: E kam

olsi egli kenga dedikim

Lini një Përgjigje