TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Maj 2024, 20:07

"Katër muaj të vështirë", dy finalistët flasin për herë të parë pas "Big Brother Vip"

Shkruar nga Pamfleti

"Katër muaj të vështirë", dy finalistët

Meriton Mjekiqi ka reaguar për herë të parë pas finales së “Big Brother VIP 3”.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, ai ka falenderuar mbështetësit e tij për mbështetjen në këtë aventurë.

“Në fakt sot po e shijoj ditën. Kam pushuar, kam fjetur. Jam mirënjohës që keni besuar se unë mund të vija deri këtu ku arrita. I jam mirënjohës çdo familjeje shqiptare dhe çdo shqiptari kudo në botë që më keni votuar. dhe ju falenderoj shumë për çdo gjë. Jua dua pa masë”, ka thënë Meritoni.

Gjithashtu, edhe aktori Julian Deda ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të “Big Brother VIP3”.

Finalisti, i cili u përball kokë më kokë me Eglën, falënderoi të gjithë mbështetësit, për suportin gjatë rrugëtimit të tij.

Deda bëri një sqarim në lidhje me lojën e tij brenda mureve shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.

Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë  kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.

Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.

Lini një Përgjigje