TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Prill 2026, 18:38

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi
Arjan Konomi dhe Bora Zemani

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë “Për’puthen”, duke krijuar një raport dhe kimi mjaft të mirë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, dyshja duket se është ritakuar gjatë një mbrëmjeje festive dhe ky moment nuk ka kaluar pa u dokumentuar dhe komentuar në rrjetet sociale.

Opinionisti i njohur ka ndarë një foto krah moderatores, të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim mjaft pikant, duke i bërë asaj një kompliment tepër të veçantë për pamjen e saj fizike.

“Surpriza më e bukur e mbrëmjes! Të takoja @borazemani, e cila ‘ka bërë një pakt me djallin’ për rininë dhe bukurinë e përjetshme!” – ka shkruar Arjani.

Natyrisht, nuk ka munguar as reagimi i Borës. Ajo e ka pritur me shumë sportivitet këtë krahasim të goditur të opinionistit, duke i replikuar me dashuri: “Hahaha të përqafoj shuuumë".

arjan konomi dhe bora zemani

Lini një Përgjigje