
Ka ndodhur shumë herë t’i shohim Bledin dhe Bleron të zihen gjatë spektaklit, kjo ndodhi edhe prime-n e së premtes.
“Ju keni një koleg aty që vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe thotë: “Unë jam baba”, por për mua ai nuk është baba, është Baba Vanga”, ishte një koment interesant i Bledit që me sa duket Besit i ka bërë shumë përshtypje, aq sa fillon dhe e imiton në mënyrë aq perfekte sa bën të gjithë banorët të qeshin me të madhe.
Ai fillon krejt rastësisht imitimin, por për banorët ishte aq qesharake sa insistojnë që ai të vazhdojë.
Besi vazhdoi duke thënë fraza të ngjashme me ato të Bledit, duke bërë banorët të shkrihen së qeshuri.
Lini një Përgjigje