
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, është ndaluar mbrëmë nga policia. Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa ka postuar në “Instastory” një video.
“Panik”, ka shkruar modelja bashkëngjitur në fjalë.
Ndërkohë Jori ka zbuluar edhe arsyen se pse policia e ka ndaluar teksa ajo ndodhej në makinë.
Bukuroshja brune shprehet se ka menduar se ka bërë ndonjë gjë, por në fakt e kanë ndaluar për të bërë fotografi.
“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë: 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregon policët që po qeshnin.
Kujtojmë se Jori u bë shumë e njohur për publikun shqiptar pasi u bë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Përveç bukurisë, ajo fitoi zemrën e publikut me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj.
Lini një Përgjigje