TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Korrik 2024, 10:31

Jimmy Kimmel nuk pranon më të prezantojë çmimet ‘Oscar’

Shkruar nga Pamfleti

Jimmy Kimmel nuk pranon më të prezantojë çmimet

Çmimet “Oscar” janë padyshim një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike në botë. Por, për “Daily Mail”, shkëlqimi i këtij eventi ka rënë.

Jimmy Kimmel mësohet se ka refuzuar ofertën e organizatorëve për të prezantuar ceremoninë.

Ceremonia e Oscars e këtij viti pati 19.5 milionë shikues, vetëm 4% më shumë nga 18.7 milionë shikues që kishte në vitin 2023, megjithëse ende nuk ka thyer rekordin e vitit 1998, vit kur “Titaniku” fitoi 11 çmime Oscar.

Përvec Kimmel edhe i preferuari i fansave John Mulaney thuhet se ka refuzuar ofertën për të prezantuar ceremoninë e 2025-ës.

Prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i “Jimmy Kimmel Live” të ABC më parë drejtoi këtë ngjarje madhështore në vitin 2017, 2018 dhe 2023.

Ceremonia e 97-të e Oscars do të mbahet të dielën, më 2 mars 2025. Ende mbetet mister se kush do e prezantojë.

 

jimmy kimmel oscar

Lini një Përgjigje