
Debatet në spektaklin e mbrëmshëm të “BBVK” kanë qenë tepër të ashpra. Tensionet ishin aq të larta, sa që banorët kanë sjellë emocione tepër të forta në studio.
Një nga momentet më të përfolura ishte përplasja mes Drenushës dhe Besfortit, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Drenusha, e nervozuar, iu drejtua Besfortit me fjalët e rënda: “Ti je pervers. Ke kapur organin gjenital para meje. Je një njeri pervers dhe bën sikur je viktimë. Duhet të të vijë turp!”
Edhe Rezart Veleshnja iu bashkua Drenushës në akuzat ndaj Besfortit, duke i drejtuar gishtin e duke thënë ‘Turp!’.
Pas kësaj akuze të fortë, moderatori Alaudini u përfshi në debat, duke ndërhyrë për të qetësuar situatën, i cili iu tha dy banorëve se “nëse doni që t’i ktheni të gjitha situatat në favorin tuaj dhe të jeni në qendër të vëmendjes, pushoni se nuk është momenti i juaj”.
Lini një Përgjigje