TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Korrik 2025, 15:11

Iu zbulua tradhtia gjatë koncertit të Coldplay, Kristin Cabot e martuar me një ndër njerëzit më të pasur të Bostonit

Shkruar nga Pamfleti

Iu zbulua tradhtia gjatë koncertit të Coldplay, Kristin Cabot e

Kristin Cabot, drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, është në qendër të një skandali publik pas një videoje virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku ajo u kap nga “Kiss Cam” në një moment intim me ish-CEO-në e kompanisë, Andy Byron.

Sipas mediave të huaja, Kristin rezulton të jetë e martuar me Andrew Cabot, trashëgimtar i një prej familjeve më të vjetra dhe më të pasura të Bostonit.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, Andrew Cabot është pronar i kompanisë së njohur të rumit Privateer Rum dhe përfaqëson brezin e

gjashtë të kësaj dinastie biznesi. Marka është themeluar nga një paraardhës i tij, gjithashtu me emrin Andrew Cabot.

 

kristin cabot martesa andrew cabot

Lini një Përgjigje