TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Korrik 2025, 18:06

U shpall i vdekur dhe po nisej drejt morgut, 78-vjeçari në Itali zgjohet pas 30 minutash dhe pyet për fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

U shpall i vdekur dhe po nisej drejt morgut, 78-vjeçari në Itali

Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur qytetin e vogël Tarquinia në Itali, ku një burrë 78-vjeçar është rikthyer në jetë rreth 30 minuta pasi ishte shpallur zyrtarisht i vdekur. Sipas mediave italiane, burri kishte pësuar dy arreste kardiake dhe, pas përpjekjeve të pafrytshme të mjekëve për ta mbajtur gjallë, u deklarua i vdekur.

Trupi i tij u vendos në barelë, për të pritur automjetin mortor, ndërsa familjarët, mjekët dhe infermierët ishin të shokuar. Por befas, pak para se të nisej për në morg, 78-vjeçari hapi sytë, filloi të lëvizte dhe me zë të dobët pyeti: “Ku janë fëmijët e mi?”. Menjëherë pas kësaj, ai u transportua në spitalin më të afërt, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe është plotësisht i ndërgjegjshëm.

Rasti i pazakontë dyshohet se lidhet me të ashtuquajturën “sindromë Lazarus”, një fenomen i rrallë mjekësor, ku pacientët rikthehen në jetë spontanisht pak minuta pas përfundimit të reanimacionit. Deri më sot, kjo sindromë mbetet mister për shkencën, por disa mjekë mendojnë se mund të shkaktohet nga ajri i bllokuar në gjoks gjatë CPR-së, apo efektet e vonuara të barnave.

Ngjarja po trajtohet me kujdes nga autoritetet shëndetësore italiane, ndërkohë që mjekët e përfshirë janë nën hetim për protokollet e ndjekura. Kjo është një prej atyre historive ku mjekësia përkulet përballë mrekullisë, apo gabimit fatal?

Lini një Përgjigje