TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Dhjetor 2024, 14:12

Ish bashkëshorti i Mariah Carey: Jam narcist, më ndihmoni të shërohem

Shkruar nga Pamfleti

Ish bashkëshorti i Mariah Carey: Jam narcist, më ndihmoni të

Nick Cannon, ish-bashkëshorti i Mariah Carey, ka zbuluar së fundmi se është diagnostikuar klinikisht me çrregullim të personalitetit narcisist. Në një intervistë për revistën People, ai theksoi se po punon për të përmirësuar veten.

“Ende nuk e kuptoj plotësisht, por gjithmonë kam dashur të testohesha për këtë çrregullim”, citohet të ketë thënë ai. Gjatë një eventi bamirësie për Ditën e Falënderimeve në Los Angeles, Cannon shtoi: “Ka shumë etiketime, por për mua është e rëndësishme ta pranoj dhe të them se po shërohem, më ndihmoni”.

Çrregullimi i personalitetit narcisist përfshin ndjenja të ekzagjeruara drejt vetes dhe kërkimin e vazhdueshëm për vëmendje, sipas Klinikës Mayo. Ky çrregullim shpesh trajtohet me terapi dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhënie, punë dhe çështje financiare.

nick cannon narcist

Lini një Përgjigje