TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Janar 2024, 14:01

Ilnisës i skadon afati, Egla zgjidhet liderja e re e shtëpisë së BBV3 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisës i skadon afati, Egla zgjidhet liderja e re e shtëpisë

Ilnisa ishte liderja e shtëpisë së famshme në Big Brother, por afati i saj përfundoi dhe menjëherë mbërriti zarfi i bardhë, i cili u lexua nga Ledjona:

“Banorë, koha e liderit po mbaron. Ju duhet të zgjidhni liderin e radhës, i cili do të marrë rolin e tij nesër. Cilido prej banorëve mund të votohet. Ju duhet të zgjidhni me votë të hapur për banorin që dëshironi të jetë lideri i ri.”

Banorët u ndanë kryesisht në dy grupe: Një pjesë që votonin për Julin dhe një pjesë që votonin për Eglën. Kishte edhe vota për Gazin dhe Alfion, por ato ishin të pakta. Pas numërimit të tyre, me 9 vota u zgjodh Egla Ceno.

Aktorja ka treguar që në fillim të lojës se nuk e ka punën mirë me Julin. Ajo ankohet aq shumë, kryesisht për mbathjet e tij, sa duket se ka ndonjë inat të vjetër. Mbase edhe ndonjë rol që nuk ka shkuar ashtu siç duhet, duke qenë se të dy janë aktorë./ Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

egla ceno lidere bbv3

Lini një Përgjigje