TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Prill 2024, 07:55

Ilnisa largohet nga "Big Brother Vip", Meritoni shpërthen në lot

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa largohet nga "Big Brother Vip", Meritoni shpërthen në

“E fitova ‘Big Brother’-in, sepse fitova dashurinë”, u shpreh Ilnisa Agolli pasi la shtëpinë.

Në një reflektim për lojën e saj, moderatoja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.

“I kërkoj ndjesë publikut për ndonjë keqkuptim. Aty je nën presion. Duket si klishe, por fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Kam pengjet e mia, mënyrën si u përfshiva më shumë se duhet. Por, jam natyrë emocionale. Unë vërtet humba, por fitova mjaftueshëm", tha Ilnisa.

Me një batutë, Ilnisa iu përgjigj edhe dyshimeve që raportin e saj me Meritonin: “Kollën, dashurinë dhe tështimën nuk i mban dot. Nuk mbahet dot dashuria”.

Ndërkohë, Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që sonte u largua përfundimisht nga shtëpia.

Ilnisa largohet nga "Big Brother Vip", Meritoni shpërthen në

Një moment i vështirë për të, që u nda nga moderatorja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo duke i thënë: "Fitoje për mua, për Loarin, suksese".

Meritoni dhe Egla Ceno u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi. Të tre qëndruan disa ditë në Dhomën e Bardhë, pasi u skualifikuan nga loja.

Lini një Përgjigje