TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Mars 2024, 13:07

Ilnisa e ndjek rreth pishinës duke bërtitur, Egla pushtohet nga ankthi; ndërhyn Ledjona (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa e ndjek rreth pishinës duke bërtitur, Egla pushtohet nga

Këtë javë që Ilnisa është në nominim, duket se e ka marrë shumë seriozisht garën brenda Big Brother Vip. E kritikuar në Prime se nuk ndërhyn kur shahet Meritoni, ajo i është vënë pas Eglës për ta ndaluar, duke thërritur në pishinë:

Ilnisa: Ishe mirë duke u marrë me gratë e shokëve?

Egla: Mos m’u afro!

Ilnisa: Ishe mirë duke u marrë me fëmijët e të tjerëve? Ishe mirë duke u marrë me bijtë e të tjerëve, si në rastin konkret me Meritonin? Ishe mirë duke i ofenduar të tjerët në mënyrë të vazhdueshme, duke i thënë ‘buzëqumësht, mëz, lepurush’?

Egla pushtohet nga ankthi dhe kërkon ndihmën e Ledjonës që gjendej gjithashtu në ambientin e jashtëm të shtëpisë. Kur kjo e fundit u has me Ilnisën, pati një debat edhe mes të dyjave, por që zgjati pak:

Ilnisa: Shtyhu andej, po kaloj unë këtu

Ledjona: Mos prek!

Ilnisa: Shtyhu andej, ti mos ma zër mua rrugën. Dëgjon Egla? O Egla!

Egla: Mos m’u afro të lutem

Për më tepër ndiqni videon e hedhur nga ndjekësit në youtube (kliko mbi foto)/ Pamfleti

Ilnisa e ndjek rreth pishinës duke bërtitur, Egla pushtohet nga

ilnisa ndjekje egla

Lini një Përgjigje