
Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar orët e para të mëngjesit në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, Rike Roçi ka ngacmuar Erjola Doçin, duke e pyetur nëse kjo e fundit ka një pëlqim për Liam Osmanin, banori i cili u bë pjesë e shtëpisë për herë të dytë vetëm një javë më parë.
E teksa Erjola nuk e ka pranuar diçka të tillë ajo ka shtuar se i pëlqejnë meshkujt të cilët nuk janë të njohur por do që mashkullin e saj ta shohë vetëm ajo.
“Hë mi seriozisht?! Ti ma njeh tipin si e dua. Nuk është Liami në preferencat e mia. Unë e dua mashkullin tim t’i dinë emrin por mos ta njohin, ta shoh vetëm unë!”, ka thënë Erjola.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje