TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Mars 2024, 10:02

“Heidi është xheloze, por e kamuflon”, Vesa komenton ‘Big Brother’ pas daljes nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti

“Heidi është xheloze, por e kamuflon”, Vesa komenton

Gjatë spektaklit të së shtunës u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, Vesa Smolica. Këngëtarja e njohur ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur më shumë për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vesa ka treguar se si është ndjerë që u largua nga shtëpia pikërisht nga nominimi i Heidi Bacit. E pyetur nëse mendon se ishte e mirëmenduar për të goditur Romeo Veshajn, ajo u përgjigj:

“Heidi nuk e do brenda shtëpisë një vajzë që është afër Romeos. Filloi xhelozitë. Edhe pse e kamuflon shumë mirë. Unë kam pasur një koment anonim nga banorët që thonin se ‘Vesa mezi po pret ndarjet mes tyre për t’i shprehur ndjenjat Romeos’, që ka pas që nga fillimi. Kjo nuk është e vërtetë. Mendoj se e ka bërë Heidi. Unë jam ajo që i ka thënë Heidit që nuk je lojtare, po e përdorin Romeon për të sulmuar ty”.

Ndërsa në lidhje me nominimin, këngëtarja u shpreh:

“Ishte një nominim shumë i fortë gocash. Ajo shtëpi është e gocave duhet ta theksojmë këtë, më në fund doli një gocë dhe nuk kishte biletë kthimi. U mërzita se si dola pa bërë një sqarim me Romeon, por e respektoj vendimin e publikut dhe i përulem atij”.

Ndërkohë duke komentuar videon që u shfaq gjatë spektaklit ku ajo ishte duke folur me Erjola Doçin për Romeon, u shpreh:

“Kishin dalë disa video ku flisja për Romeon me Erjolën, tepër e nervozuar. Në atë rast Romeo sillej duke kënduar vetëm një fjalë nëpër sallon dhe po i thoja ‘mos e bëj këtë se do ta përdorin’. Ai nuk më dëgjoi. Prandaj u ula e fola me Erjolën tepër nervoze. Por nuk kam folur pas krahëve për të”.

vesa smolica heidi xheloze

Lini një Përgjigje