TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2024, 16:21

''Për momentin kam prioritet…'', Çiljeta Xhilaga rrëfen pse ka hequr dorë nga koncertet

Shkruar nga Pamfleti

''Për momentin kam prioritet…'', Çiljeta

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për herë të parë pse ka hequr dorë nga koncertet.

Gjatë një diskutimi me Renisin në 'Ferma VIP', Çiljeta është shprehur se për shkak të angazhimeve familjare, ajo ka hequr dorë nga koncertet.

Ajo tha se kujdeset gjatë ditës për familjen dhe nuk ka kohë, por do të zhvillonte koncerte vetëm në Tiranë, ku të mund të kthehet pranë familjes.

Këngëtarja tha se çdo moshë ka fazën e vetë dhe se prioriteti i saj është familja.

Çiljeta: Përtoj shumë të iki në koncerte.

Renisi: Koncertet të mbajnë gjallë.

Çiljeta: I dua koncertet brenda Tiranës, që të këndoj dhe të kthehem në shtëpi. E ndjej veten të lodhur, je gjithë ditën në shtëpi, la, pastro, mbaj shtëpinë dhe gatuaj.

Renisi: Me të ndjerë është ajo, s’diskutohet.

Çiljeta: Mendoj se çdo moshë ka fazën e vetë.

Renisi: Ja vë vetë njeriu vetes prioritetet.

Çiljeta: Unë kam prioritet familjen dhe e ndjej veten shumë të rritur për të kënduar.

ciljeta xhilaga koncerte rrefim

Lini një Përgjigje