TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2024, 14:41

Ilnisa dhe Meritoni ishin preteksti? Egla Ceno u penalizua sepse ofendoi produksionin

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa dhe Meritoni ishin preteksti? Egla Ceno u penalizua sepse ofendoi

Egla Ceno ditën e djeshme mori një zarf të zi penalizimi ku thuhej se ‘skualifikohet nga loja për shkak se i derdhi verën në fytyrë Meritonit”. Në fakt ky është një gjest i përsëritur i Eglës, por edhe çifti Meriton-Ilnisa nuk mbeten pas. Të dy, secili sipas mënyrës së vet, kanë provokuar aktoren, madje edhe me “goditje poshtë brezit”, pikërisht sepse kanë dashur ta nxjerrin nga vetja, duke qenë se Egla “nuk mban shumë”.

Natën e së shtunës, Meritoni, i cili kohët e fundit më shumë është fokusuar tek Egla se sa tek e dashura e tij, Ilnisa, nisi ta provokonte aktoren duke i thënë se ajo është një e alkoolizuar. Ekspresive siç është, kjo e fundit i derdhi verën në fytyrë. Ashtu siç u pranua nga produksioni, moderatori ka qenë keq gjatë natës dhe për këtë arsye, Vëllai i Madh solli zarf të zi në shtëpinë e Big Brother duke e skualifikuar Eglën.

Ajo që ngriti dyshime ishte fakti se pse Egla u skualifikua pikërisht tani që pati një “grricje” me produksionin?!

Një ditë më parë, aktorja fjeti jashtë sepse kishte ankesa ndaj produksionit. Sipas saj ata kishin fikur aspiratorët dhe ajo nuk mbushej dot me frymë. Po sipas aktores, kur kishte dashur të ankohej, askush nuk i hapte derën në dhomën e rrëfimit.

Megjithatë, në promon e fundit të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të Big Brother, shihet Egla e cila mbahet në izolim total, edhe nga banorët e tjerë, e cila detyrohet t’i dërgojë një mesazh nënës së saj, duke shkruar me mjete rrethanore :Mam, jam mirë.

Pra, mesa duket Egla i duhet produksionit, sepse skandalet e saj “shesin”, pavarësisht se mund të bëjë edhe dëme. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

egla ceno produksioni penalizim

Lini një Përgjigje