TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2024, 14:20

Topi skenare për rritjen e shikueshmërisë, Egla Ceno ende në shtëpinë në “Big Brother VIP” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Topi skenare për rritjen e shikueshmërisë, Egla Ceno ende në
Egla Ceno

Egla Ceno u skualifikua një ditë më parë nga “Big Brother VIP 3”, por një promo e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t na tregon se aktorja është ende në shtëpi.

Nuk dihet ende nëse kjo është një skenar i Top Channel për të rritur shikueshmërinë apo skemë dënimi ndaj banorëve për të pasur kujdes me sjelljet brenda shtëpisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Banorja e Big Brother VIP u skualifikuar dje nga loja, një ditë pasi ajo i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekqit, duke debatuar ashpër me të dhe me Ilnisën.

Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga Julian Deda.

Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në shoun e radhës.

“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës”, lexoi Juli.

“Të përshëndes Egla, të uroj fat. Më vjen keq”, ishte reagimi i parë i Meritoni.

egla ceno big brother vip

Lini një Përgjigje