TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2024, 13:15

'Meritonin e përdor si marionetë, Eglën e nxorri nga shtëpia'/ Vëllai i Jul Dedës sherr me vëllain e Ilnisa Agollit

Shkruar nga Pamfleti
'Meritonin e përdor si marionetë, Eglën e nxorri nga
Kevin Agolli dhe Mario Deda

Vëllai i Ilnisës Kevin Agolli dhe Mario Deda të cilët kanë komentuar lojën që bën Ilnisa dhe Juli, por edhe lojën e banorëve të tjerë.

Sipas Marios, Eglën e ka nxjerrë Ilnisa, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj.

Debati në emision:

Mario Deda: Eglën nuk e nxori Meritoni, e nxori Ilnisa.

Kevin Agolli: Jo, jo Eglën e nxori vetja, as Ilnisa as Meritoni.

Mario Deda: Bravo Ilnisës që ka një marionetë dhe i thotë “skape”.

Përsa i përket finalistëve, Mario Deda shprehet se në finale shikon Romeon e Julin, ndërsa përsa i përket Ilnisës dhe Meritonit, vetëm një nga këta dy mund të futet në finale.

Mario Deda: Më të fortë e shoh Ilnisën, pasi Meritoni është treguar si vegël, megjithatë dy javët e fundit ka qenë më i qartë në lojë se në fillim ka qenë lëmsh.

Kevin Agolli: Unë finalist shikoj Ilnisën për shumë arsye, jo vetëm sepse jam vëllai i saj. Shikoj Julin dhe Romeon dhe për herë të parë shikoj dhe Meritonin se ka pasur një rritje dhe për tre edicione BBV do kemi një çift finalist.

kevin agolli dhe mario deda bigbrother

Lini një Përgjigje