
Banorja e shtëpisë më të famshme, Big Brother Vip, Rike Roçi, ka deklaruar se në shtëpi është future vetëm dhe po kështu do të dalë.
Rikja kështu ka nënkuptuar se nuk do të krijojë asnjë lidhje.
Megjithatë, në bisedë me të, Fatjoni tha se ajo nuk duhet të shprehet kaq e sigurtë, ndërsa Gazi tha se ajo është lojtarja më e fortë nga vajzat.
Rikja: Zemër unë këtu kam hy vetëm do dal vetëm. Kam një karakter, unë e di sesi jam dhe jashtë familja ime më njeh.
Fatjoni: Gjithsesi mos thuaj kurrë.
Graciano: Jo mo Rikja i ka të qarta gjërat, edhe nëse bën diçka, e bën se e ndjen.
Gazi: Është lojtarja më e mirë femër këtu.
Fatjoni: Ja kam thënë, jo një herë, por disa herë. Rikja dhe kur rri urtë flet.
Rikja: Me ato mimikat e mia.
Gazi: Edhe Sara është lojtarë e fortë.
Rikja: Në këto momente është pak me pushime. Kam ndryshuar mendim.
Lini një Përgjigje