TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Korrik 2023, 10:16

I shkoi urimi kot/ Blero nuk gjen ‘qetësi’, ndahet nga partnerja e radhës

Shkruar nga Pamfleti

I shkoi urimi kot/ Blero nuk gjen ‘qetësi’, ndahet nga

Blero, vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij e dytë Afrona Dika, zbuloi për fansat se ishte lidhur me dikë tjetër.

E teksa në rrjetet sociale ai shprehej se kishte gjetur dashurinë e jetës, ku herë pas herë ndante foto krah saj duke mos i zbuluar identitetin, së fundmi këngëtari i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit ku duket se i ka dhënë fund romancës së radhës.

Në foton e postuar në Instagram, Blero shkruan: “Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”. Dhe pse postimi i ka bërë konfuz fansat e këngëtarit, duket se me këtë deklaratë Blero ka konfirmuar ndarjen nga e dashura pas disa muajsh bashkë.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, artisti i dedikoi fjalët më të ndjera partneres së tij në ditën e lindjes ku shkruante:

“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Këtu jam, i flas vetes çdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin tonë. Ndihem si fëmijë kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të parë.

Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime ishte që në fillim. Jeta më mësoi. Njeriu kur është i drejtë, Zoti nuk e  harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi më duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”.

I shkoi urimi kot/ Blero nuk gjen ‘qetësi’, ndahet nga I shkoi urimi kot/ Blero nuk gjen ‘qetësi’, ndahet nga

blero ndarje

Lini një Përgjigje