TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2025, 14:30

I publikoi bisedat kur i kërkonte takim, Xheneta reagon pas kërcënimeve të Drilonit

Shkruar nga Pamfleti

I publikoi bisedat kur i kërkonte takim, Xheneta reagon pas

Xheneta Fetahu ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën, fituesin e këtij edicioni, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime.

Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet qartë se ka prirje për flirt me të. Për më tepër, ai shprehet se nuk ka më interes për Sarën, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK 3.

Por, Xheneta nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka folur pas reagimit të Drilonit për publikimin e përgjimeve telefonike.

Ajo ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.

Me zë dhe me figurë në profilin e saj zyrtar në Instagram, Xheneta i drejtohet Drilonit, duke shprehur habinë për justifikimet që ai ka dhënë, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta.

Gjithashtu ajo rrëfen që ka qenë Driloni ai që e ka telefonuar vazhdimisht edhe kur ajo ka qenë në Dubai.

 “E pashë reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qejf të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë, ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi. Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshij. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera.”-dëgjohet të thotë Xheneta.

I publikoi bisedat kur i kërkonte takim, Xheneta reagon pas

xheneta fetahu drilon rama

Lini një Përgjigje